Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe dy të tjerë janë plagosur në tre incidente në Nju Xhersi gjatë Të Premtes së Zezë.
Një burrë u qëllua fatalisht dhe vëllai i tij u plagos nga disa të shtëna jashtë një marketi “Marcy”.
Një tjetër u vra në një incident të ndodhur në parkingun e një dyqani Ëalmart.
Një person i katërt u plagos me armë në një market në Tennessee teksa njerëzit përpiqeshin të futeshin në një tjetër market.
“E premtja e zezë”, eventi vjetor pas Ditës së Falenderimeve, ka bërë që shumë njerëz të vihen në radhë për të përfituar nga uljet e mëdha të çmimeve në dyqane e supermarkete, transmeton oranews
Analistët presin që gjatë kësaj dite, blerësit të shpenzojnë plot 2 miliardë dollarë, ndërkohë që dyqanet do të vijojnë të kenë çmime të ulëta edhe për ditët në vijim. Fitimet e mëdha të këtij viti do të ndihmohen edhe nga shitjet online, një mënyrë blerjeje gjithnjë e më shumë e pëlqyer.