Site icon Telegrafi

Vriten me armë zjarri burrë dhe grua në Prizren

Foto: Ilustrim

D.H dhe S.H bashkëshortë mes vete janë gjetur sot pa shenja jete në një shtëpi banimi në lagjen Ortakoll në Prizren.

Sipas Prokurorisë Themelore të Prizrenit, në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori kujdestar së bashku me policinë dhe ekipin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre.

“Sipas dyshimeve të para të Prokurorisë, në trupat e viktimave janë vërejtur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Gjatë shiqimit në vendin e ngjarjes, është gjetur një armë e zjarrit – pistoletë, për të cilën dyshohet se mund të jetë arma me të cilën është kryer vepra penale.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria Themelore në Prizren, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version