Site icon Telegrafi

Vriten 33 ushtarë të Malit

Të paktën 33 ushtarë malianë janë vrarë dhe 14 janë plagosur në një sulm në një post ushtarak në rajonin verilindor të Gaos të goditur nga dhuna, sipas ushtrisë.

Rreth 100 sulmues në kamionë dhe motoçikleta filluan sulmin të hënën rreth 13:00 GMT në qytetin Tessit, që ndodhet 60 km (37 milje) në juglindje të Ansongo, afër kufirit të Malit me Burkina Fason dhe Nigerin.

Ushtria njoftoi sot se 20 sulmues u vranë gjersa askush nuk e ka marr përgjegjësinë rreth krimit, raporton aljazeera.

Mali ka qenë i rrënuar nga një konflikt brutal që filloi si një lëvizje separatiste në veri, por u shndërrua në një numër të grupeve të armatosura që hidheshin për kontroll në rajonet qendrore dhe veriore të vendit.

Dhuna është përhapur në Burkina Faso dhe Niger, me luftëtarë të lidhur me ISIS-in dhe al-Qaeda duke shfrytëzuar varfërinë e komuniteteve të margjinalizuara dhe ndezur tensionet midis grupeve etnike. /Telegrafi/

Exit mobile version