Site icon Telegrafi

Vriten 25 protestues në Bagdad, bombardohet me dron shtëpia e klerikut al-Sadr

Burri i maskuar, që qëlloi me armë në mes të turmës së protestuesve të mbledhur në Bagdad të Irakut, duke lënë të vdekur 25 persona.

Gjatë kësaj proteste kundër qeverisë, janë lënduar edh 130 protestues tjerë, që kanë mbetur me lëndime të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.

Disa orë pas protestës, një dron e ka bombarduar shtëpinë e klerikut shiit Muqtada al-Sadr, që për momentin ishte në Iran.

Zëdhënësi i partisë së tij, ka thënë se ky veprim është bërë për t’i bërë presion opozitës dhe protestuesve, që të pranojnë këdo që propozohet si kandidat nga elita udhëheqëse.

“Masakra ndaj protestuesve dhe bombardimi i shtëpisë së al-Sadr, janë përpjekje për bindje, që të pranohet këdo që propozohet si kryeministër”, është thënë zëdhënësi Jaafar al-Mousawi.

Por, qendra dhe tri rrugë kryesore të kryeqytetit, vazhdojnë të jenë të bllokuara, nga protestuesit e vendosur që të kundërshtojnë veprimet e qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version