Në sulmin e sotëm izraelit në Gaza, 20 palestinezë që prisnin në radhë për ndihma humanitare u vranë dhe 150 u plagosën.
Ky informacion është bërë i ditur nga ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, raporton skynews.
Ministria pretendon se një raketë goditi një grup të madh njerëzish që prisnin ndihma humanitare në një rrethrrotullim në Gaza.
Israeli military quadcopters fire at civilians in Khan-Younis, southern Gaza pic.twitter.com/8evJ4pbnw4
— TIMES OF GAZA (@Timesofgaza) January 25, 2024
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qidra tha se dhjetëra u plagosën në sulm dhe se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.
Ai shtoi se një numër i madh i të plagosurve rëndë janë dërguar në spitalin Shifa.
Ndryshe, ushtria izraelite thotë se po heton vërtetësinë e deklaratës së ministrisë. /Telegrafi/