Më shumë se 20 civilë afganë, përfshirë gra dhe fëmijë janë raportuar të vrarë të enjten gjatë një sulmi ajror të NATO-s, raporton Washington Post.
Sulmi ka ndodhur në provincën Kunduz në veri të vendit, ku dy ushtarë amerikanë u vranë nga sulmet e talebanëve në të njëjtën zonë, transmeton KosovaPress.
Ngjarjen e kanë konfirmuar zyrtarë të ushtrisë afgane në Kunduz.