Site icon Telegrafi

Vriten 11 tigra për shkak të ritualit

Në Indi, 19 persona u arrestuan në zonën e Madhya Pradesh për vrasjen e 11 tigrave që nga viti 2018.

Shumica e të arrestuarve ishin anëtarë të zonës fisnore dhe rezervateve të kafshëve të egra, të cilët vranë tigrat dhe leopardët në mënyrë që të përdorin pjesë të trupave të tyre në ritualet e sakrificës ndaj perëndive, raporton Hindustan Times.

Sipas tyre, ata besonin se kjo do të shkëpusë të keqen nga shtëpitë dhe jetët e tyre dhe do të sjellë lumturi.

“Pjesë të trupit, të tilla si kthetrat, dhëmbët dhe mustaqet, iu ofruan hyjnive lokale për të besuar se do t’i mbronin nga magjitë, për të përmirësuar shëndetin dhe për të sjellë prosperitet,” thanë zyrtarët e departamentit për kafshë të egra.

Zyrtarët zbuluan se shumica e tigrave, pjesët e të cilëve ata i përdorën për këto ritualë, u vranë duke vendosur kurthe me tela elektrik ose helmime në një zonë mbrojtëse të habitatit të tyre natyror, me ndihmën e informatorëve.

Ritualet në të cilat përdoren pjesë të trupit të tigrave praktikohen në krahinat e Seona, Balaghat, Mandla dhe Dindori, dhe praktika të ngjashme të regjistruara në krahinat e Betul dhe Raizen. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version