Site icon Telegrafi

 Vrimat e buxhetit do të ngrijnë pagat e arsimtarëve në Maqedoni

Pagat në arsim për momentin mbeten të njëjta. Profesortët dhe bashkëpuntorët e tyre do të presin së pari të mbushet vrima e buxhetit prej 5 milionë euro, ku sipas ministres së arsimit, është lënë nga qeveria e mëparshme. Për Deskoskën, amandamentet e OBRM-PUKM-së, për ndryshimin e Arsimit të Lartë, nuk janë të pranueshme, të cilët kërkojnë ngritjen e koeficientit të pagave të stafit të mësimdhënësve dhe stafit univerzitar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga OBRM-PDUKM, të cilët paraqitën 17 amandamente, besojnë se me rritjen e koeficientit do të përmirësohet standardi dhe atraktiviteti i stafit mësimdhënës.

Për shkak të borxheve, Deskoska vendosi në pytje ndërtimin e qytetit të studentor, i cili u premtua nga qeveria aktuale dhe për momentin është planifikuar vetë renovimi i konviktit “Stiv Naumov” dhe përfundimi i renovimit të krahut në “Goce Dellçev. Ajo deklaroi se shteti do të paguajë shpenzimet komunale në të gjitha fakultetet, që të mos ketë probleme me nxehmjet si deri me tani. Amandamentet e OBRM-PDUKM-së i quajti të pakuptueshme, teknikisht të dëmtuara dhe të papranueshme /Telegrafi/

Exit mobile version