Një skenë e pazakontë dhe e pakëndshme na vjen nga Kina.
Në provincën kineze Sichuan, binte shi për ditë të tëra dhe krijoi dëmtime në infrastrukturë, transmeton Telegrafi.
Një qendër e madhe tregtare u shemb, duke krijuar një vrimë kaq të madhe që thjesht “gëlltiti” njëzet e një automjete, dhe dëmi material ishte i madh.
Siç është raportuar, nuk ka pasur viktima njerëzore dhe askush nuk është lënduar, dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nga kamerat.