Site icon Telegrafi

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet – shkencëtarët e zbulojnë pse

Shkencëtarët më në fund e kanë zbuluar se çfarë po bën që një vrimë e përmasave të Zvicrës të rritet vazhdimisht në Antarktidë.

Për herë të parë, vrima e quajtur Maud Rise polynya është vërejtur në vitin 1974 në detin Weddell të Antarktidës dhe që atëherë ajo është shfaqur në mënyrë kalimtare në madhësi të ndryshme.

Në vitin 2016 dhe 2017 vrima u rrit më shumë duke ia mundësuar shkencëtarëve të shikonin fenomenin më nga afër dhe të zgjidhnin misterin 50 vjeçar.

Gjetjet e tyre u raportuan në revistën Science Advances, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Kur vera kthehet në dimër në Antarktidë, akulli i detit zgjerohet nga rreth 3 milionë në 18 milionë kilometra katrorë, duke mbuluar kështu 4 për qind të sipërfaqes së Tokës me akull.

Shumica e këtij akulli të detit rritet gjatë natës dhe së bashku me të edhe vrimat polynyas në rritjen e të cilave ndikojnë erërat e forta.

Për të hetuar misterin, shkencëtarët hulumtuan të dhëna nga satelitët dhe vëzhgime të mëparshme.

Ata zbuluan se rryma oqeanike e detit Weddell ishte më e fortë në vitet 2016 dhe 2017 se në vitet e tjera, gjë që ka ndikuar në rritjen e vrimës.

Ndryshe, zbulimi i ri është i rëndësishëm për të kuptuar Antarktidën dhe ndikimet e saj globale.

Ndryshimi i klimës dhe erërat e forta në kontinentin jugor thuhet të krijojnë më shumë vrima në të ardhmen. /Telegrafi/

 

Exit mobile version