Site icon Telegrafi

Vret të dashurën, poston një status prekës për të (Foto)

 

Një lojtar futbolli i cili qëlloi për vdekje të dashurën e tij 16 vjeçare ndërkohë që ajo flinte, ka postuar në Twitter një status prekës, ku shkruante sa shumë e donte, vetëm pak orë para se të arrestohej.

William Riley Gaul, 18 vjeç, u akuzua për vrasjen e nxitëses së tifozëve kur Emma Walker u gjet e vdekur brenda shtëpisë së saj në Knoxville, Tennesse.

Çifti ishte ndarë së fundmi, por Gaul refuzoi të pranonte ndarjen, sipas hallës së viktimës.

“Ajo kishte zgjedhur të vazhdonte përpara, por ai refuzoi ta pranonte këtë. Ai zgjodhi të mos pranonte dëshirën e saj”, tha ajo për Knoxville Neës Sentinel.

Futbollisti, i cili u arrestua mbrëmjen e së martës, ka qëndruar nën mbikëqyrjen e detektivëve sepse ata besonin se ai po përgatitej të shkatërronte provat e lidhura me vrasjen, transmeton oranews.

“Kur mendoj që çdo kujtim që kemi, çdo moment që kemi ndarë nuk mund të ripërjetohet. Të dua Emma Jane Walker,” shkruante Gaul në Twitter.

Exit mobile version