Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 19:00.
Policët nga stacioni jugu në Mitrovicë kanë takuar të dyshuarin, A. Ferrati, me plagë në kokë, ndërsa i njëjti deklaroi një vrasje të kryer nga ai personalisht në vendin e quajtur “Kulumriat” në fshatin Zhabar.
I dyshuari i vetëplagosur është dërguar urgjentisht në spitalin e Mitrovicës për t’u transferuar më pas në QKUK për trajtim mjekësor.
Ndërsa njësitë tjera policore janë vënë në kërkim të lokacionit, në të cilin u gjet trupi i pajetë i një femre.
Vdekjen e viktimës e konfirmoi mjeku kujdestar në vend të ngjarjes. Policia thotë se viktima është, Shemsije Hasani, banore e fshatit Qabër të komunës së Zubin Potokut.
Sipas informatave preliminare në këtë rast, besohet se vrasja ishte e motivuar nga xhelozia. /Telegrafi/