Telegrafi

Vret të dashurën dhe trupin e pajetë e vendosë në karrocë, shëtitet rrugëve të qytetit rus – i riu arrestohet nga policia

Një djalë i ri është arrestuar në Rusi, pasi është kapur duke shtyrë një karrocë nëpër rrugët e Shën Petersburgut – në të cilën e kishte vendosur trupin e pajetë të dashurës së vrarë.

Philip Grigoryev, 26-vjeç, po mbahet në arrest nën dyshimin për vrasjen e partneres Arina, 24-vjeçe, pas një grindje që e kishin pasur, transmeton Telegrafi.

Forcat e rendit dyshojnë se ai fillimisht e kishte rrahur dhe më pas e kishte vrarë, e trupin e saj të pajetë e kishte vendosur në karrocë dhe më të kishte shëtitur nëpër rrugët e qytetit dhe atë në mes të ditës.

Ky i ri që kishte humbur punën nga mbyllja e vendit si rezultat i coronavirusit, e kishte marrë trupin e pajetë nga apartamenti me të cilin dikur e ndante me partneren dhe kishte shëtitur me kufomën nëpër qytet.

Ai madje për më shumë se një orë shëtiti rrugëve, e kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ky rus shihet me karrocë në duar. /Telegrafi/