Site icon Telegrafi

Vret shokun në restorant sepse pagoi në vend të tij (Video, +18)

Në një restorant në Stamboll të Turqisë, është regjistruar momenti kritik kur një burrë qëllon shokun e tij, sepse pagoi për gjellën që e kishin ngrënë së bashku.

Idris Alakus qëllon Hasan Endemirin në këmbë, sepse ky i fundi ‘ka qenë më i shpejtë në pagimin e faturës’, transmeton Telegrafi.

Derisa Alakus shkoi te banaku për të kryer pagesën, Hasani e kërkon kamerierin dhe e paguan te tavolina.

Në xhirimin e kamerave të sigurisë, shihet viktima duke qëndruar ulur, derisa sulmuesi i afrohet dhe e qëllon në këmbë.

Mësohet se qëllimi tij ka qenë vetëm ta plagosë, por plagët e marra kanë bërë që ai të vdes disa orë më vonë në spital. /Telegrafi/

Man is shot between the legs as he sits in a restaurant

 

Exit mobile version