Site icon Telegrafi

Vret njërin e pastaj edhe veten: Dy të vrarë në Jahoc të Gjakovës

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të vrarë në fshatin Jahoc të Gjakovës.

Lajmin për të vrarët e ka bërë të ditur për KALLXO.com, komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Kristë Gjokaj.

Sipas Gjokajt, dy të vrarët janë të moshës rreth 50-vjeçare, ndërsa vrasja ka ndodhur pas një zënke.

Vrasjet kanë ndodhur kur një person ka shtënë drejt tjetrit dhe më pas ka qëlluar edhe veten.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes. Sipas një njoftimi, krimi ka ndodhur rreth orës 18:55.

“Stacioni Policor në Gjakovë përmes telefonit është njoftuar se në fshatin Jahoc të Gjakovës ka te shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për viktima. Policia menjëherë ka arrit në vendin e ngjarjes dhe në restorantin ‘Glory’ në Jahoc ka gjetur dy persona të goditur me armë zjarri. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre.

Personat e vdekur si pasojë e armës se zjarrit janë:

1. P. S. M i lindur me 1962 mashkull Shqiptar/Kosovar

2. K. M. M i lindur me 1972 mashkull Shqiptar/Kosovar

Sipas një dëshmitari okular, mësohet se viktima K. M ka shtënë me armë zjarri (pistoletë) në personin P. M dhe menjëherë në të njëjtin vend është vetëvrarë.

Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë përkatëse për hetimin e kësaj ngjarje tragjike. Me urdhër të prokurorit të shtetit viktimat do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version