Site icon Telegrafi

Vret djaloshin dyvjeçar, turma e nervozuar hakmerret duke e hedhur në flakë gruan (Foto/Video, +18)

Një turmë e qytetarëve të nervozuar kanë hedhur në flakë një grua, e cila dyshohet se kishte vrarë një djalë dyvjeçar në Brazil.

Gruaja 30-vjeçe është tërhequr zvarrë, pasi një grup qytetarësh arritën të thyejnë dyert e qelisë së burgut ku po qëndronte ajo, transmeton Telegrafi.

Ajo po mbahej në burg nën dyshimin që kishte ndezur një zjarr, që i kishte kushtuar me jetë vogëlushit.

Por në këtë rast ishte lënduar edhe një fëmijë tjetër 5-vjeç Marlon Buzaglo Campos, që ka pësuar djegie në gjithë trupin.

Turma e nervozuar ua kishte vënë flakën veturave të policisë pranë stacionit në Novo Aripuana, derisa e dyshuara është tërhequr zvarrë për flokë deri tek zjarri.

Duke parë se situata kishte eskaluar, policia kishte kërkuar përforcime për ta qetësuar situatën, ndërkaq gruaja ka pësuar lëndime të rënda trupore. /Telegrafi/

Exit mobile version