Site icon Telegrafi

Vret burrin duke u ulur mbi të

Gjatë gjykimit që është zhvilluar këto ditë, Landingham ka kërkuar falje për vrasjen e bashkëshortit të saj Mikal, që peshonte vetëm 50 kg, përndryshe baba i tre fëmijëve të saj.

Avokati i saj ka dëshmuar se gjatë bashkëshortësisë së tyre ka pasur shumë raste të zënkave dhe të dhunës. Ndërkaq Mia, pasi kishte pranuar fajin për vrasjen e paqëllimshme, është dënuar 3 vjet burg me kusht, dhe 100 orë punë në dobi shoqërore.

Landingham është lëshuar nga burgu në Cleveland, ndërsa familja e viktimës është shumë e shqetësuar për këtë vendim – pasi që mendon se drejtësia është dashur të jetë shumë më e ashpër ndaj Mias së trashë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version