Site icon Telegrafi

‘Vreshti më i vogël në botë’ e shet një shishe verë për 5000 euro – por nuk dëshiron që ju ta pini

Tullio Masoni bën disa nga verërat më ekskluzive në botë, por ai nuk dëshironi që ju t’i pini ato.

Një sipërmarrës i madh, koleksionist arti dhe ish-bankier investimesh, krijoi atë që ai thotë se është vreshti më i vogël në botë në majë të një pallati të shekullit të XVI, në zemër të Reggio Emilia, Itali.

Qyteti është i famshëm sepse është vendlindja e flamurit kombëtar italian “tringjyrësh”, raporton cnn.

Është gjithashtu i vendosur midis Parmës dhe Modenës, në një zonë që i ka dhënë shtetit italian disa nga eksportet e saja më të njohura, duke përfshirë superveturat, Ferrari dhe Lamborghini dhe produktet kryesore të kuzhinës si lazanja, tortelini, Prosciutto di Parma dhe Ragu alla Bolognese, transmeton Telegrafi.

Që vera e Masonit nuk përfundon në shumë tavolina me ushqime të tilla, ndoshta ka kuptim kur merren parasysh fillimet e saja.

Ai rrit rrushin në çatinë e shtëpisë “Via Mari 10” – adresa e ndërtesës dhe emri i vetë verës – një vend i famshëm sepse në vitin 1859 u vizitua nga Giuseppe Garibaldi, revolucionari që ndihmoi bashkimin e Italisë.

“Babai im merrej me prodhimin e verës”, tha ai dhe shtoi se “Kam trashëguar një vresht të vërtetë në fshat rreth Reggio Emilia, por kur i pashë bilancet, kuptova se do të kisha shpenzuar më shumë para për të sesa do të kisha bërë – kështu që e shita”.

“Megjithatë, 20 vjet më vonë u pendova, kështu që e bëra vetë një vresht me madhësi xhepi”, pohoi italiani.

Në pak më shumë se 200 metra katrorë, Via Mari 10 jep vetëm 29 shishe verë të kuqe në vit, ku Masoni një të tillë e shet për 5000 euro.

Për sa i përket kostos, shishet nuk shiten në një dyqan vere, por në një galeri arti – Bonioni Arte – vetëm disa blloqe më tutje.

“Vera ime është një formë e shprehjes artistike, një provokim filozofik, diçka për t’u mbajtur në dhomën tuaj të ndenjes. Ju mund të bisedoni me miqtë tuaj dhe t’u tregoni atyre se një i çmendur vendosi një vresht në çatinë e tij”, tha Masoni, i cili krahason vreshtin me “Rrota e biçikletës” e artistit francez Marcel Duchamp – një rrotë e vërtetë biçiklete që e vendosi midis një tavoline të studios së tij në Paris në vitin 1913.

“Nëse shihni një rrotë biçiklete në dhomën e ndenjes dhe jo në një dyqan riparimi, e kuptoni se sa e bukur është”, tha Masoni dhe shtoi se “vreshti im është i tillë: është e papritur; stimulon trurin; ndez mendime të reja”.

Arti i hardhisë

Lidhja midis verës dhe artit fillon me frutat, sepse hardhitë rriten në kafaz që në fakt janë vepra arti të bëra nga një skulptor vendas, Oscar Accorsi.

“Rrushi im përballet me artin sapo lindin”, tha Masoni.

Vera vendoset në një fuçi prej lisi, të cilat janë gjithashtu skulptura të një artisti tjetër vendas, Lorenzo Menozzi, dhe kanë për qëllim të përfaqësojnë një burrë dhe një grua.

Masoni gjithashtu mori Giuseppe Camuncoli, një artist i njohur i librave komik Marvel, i lindur në Reggio Emilia, për të vizatuar një botim special të etiketës së tij të verërave. Si rezultat, ai inkurajon blerësit që të mos i hapin kurrë shishet, por t’i trajtojnë ato si vepra arti.

“Unë jam i vetmi prodhues i verës në botë që thotë se nuk duhet ta pini verën e tij”, tha ai.

Hardhitë, të cilat janë Sangiovese, ushqehen me vezë, banane, alga deti dhe jashtëqitje bilbilash, sipas Masonit, por ai thotë se “dieta” e tyre përfshin edhe zërat që vijnë nga lagjja – grindjet, mallkimet dhe dialektet e ndryshme që pasuroni dhe kontaminoni frutin, duke i dhënë një avantazh ndaj rrushit të fshatit, i cili gëzon vetëm heshtje.

Masoni hedh poshtë idetë se vera e tij mund të vlerësohet me mjete tradicionale. “Nuk ka lëkurë apo manaferra të kuqe në verën time”, shpalli ai.

Ai nuk mund ta fshehë përbuzjen për ato që ai i konsideron si disa aspekte snobiste të botës së verës, veçanërisht për faktin se shumica e prodhuesve të mëdhenj italianë janë familje fisnike.

Kjo mund të duket në kundërshtim me çmimin e produktit të tij, por ai është pak i ngushtë në lidhje me shifrat aktuale të shitjeve, duke zbuluar se shumica e shisheve ose dhurohen ose shtohen nga galeria Bonioni si dhuratë për blerësit e pjesëve të rëndësishme.

Sipas faqes së tij të internetit, kanë mbetur 10 shishe nga vjelja më e fundit, 2019, me shumë nga vitet e mëparshme jashtë stok.

Duke u bazuar në atë se si është vërtet vera në gotë, Masoni ofron disa shënime unike shijuese, “Në gllënjkën e parë ju do të hutoni, por pas disa sekondash diçka vjen e gjallë në qiellzën tuaj që ju hap mendjen për një dimension të ri”, tha ai, duke peshuar me kujdes çdo fjalë.

“Vera ime nuk ofron qetësi, përkundrazi ajo gjurmon një vijë të kuqe vertikale brenda mendjes suaj, që përcjell një ndjenjë shpejtësie të pafund”, pohoi ai.

Sigurisht, do të duhet të provojmë për të vërtetuar fjalët e sipërmarrësit dhe koleksionistit të veprave të artit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version