Telegrafi

Vreshtarët e Rahovecit marrin pjesën e dytë të parave

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se javën e kaluar është ekzekutuar edhe pjesa e dytë e pagesave për vreshtarët dhe vlera e përgjithshme e pagesave direkte është gjithsej 1.401,767 euro.

Kjo marrëveshje është dashur të realizohet gjatë tremujorit të parë të 2011-ës, mirëpo arsyeja për vonesën e deritanishme është mosmiratimi i buxhetit deri në fund të muajit mars.

Në kuadër të masave mbështetëse, Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të mbështesë sektorin e vreshtarisë edhe gjatë këtij viti. /Telegrafi/