Deri më 31 tetor, vreshtarët dhe pemtarët do të munden që, në mënyrë elektronike, të aplikojnë për financimin e fidaneve të reja të mbjellura nga 1 janari e deri më 30 shtator të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Subencionet janë prej 50 e deri më 75%, varësisht nga mosha e bujkut dhe vendit të mbjelljes. Të drejtë për këto para kanë bujqit e evidentuar, me një sipërfaqe prej më së paku gjysëm hektari.
Ata duhet të kenë edhe analizë akrokimike të dheut, si edhe taksën e paguar të ujit dhe kullotave. Aplikuesit që i kanë plotësuar të gjitha kushtet do të rangohen me pikë, ndërkaq ata që kanë pikë të njejta, do të ragnohen sipas datës dhe kohës së dorëzimit të kërkesës./Telegrafi/