Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i tha Radios Evropa e Lirë se protesta ka dalë nga kontrolli.
“Ka gjuajtje në objektet e ‘Stone Castle’. Protesta ka kaluar në dhunë. Ndërhyri njësia speciale e policisë dhe ka të ndaluar. Është përdor gaz lotsjellës.
Situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe pa ndonjë zgjidhje të shpejtë”, tha Berisha.
Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë edhe përfaqësuesi i Shoqatës së vreshtarëve, Labinot Shehu.
“Ne kemi qenë ne bisedime me përfaqësuesit e kompanisë ‘Stone Castle’ dhe nuk kemi arritur ndonjë zgjidhje, pas kësaj situata është tensionuar", tha Shehu, duke i bërë thirrje qeverisë që të ndërmarrë masa urgjente. l/Telegrafi/