Site icon Telegrafi

“Vrava nënën”: I riu thërret policinë, pastaj var veten – detajet e dramës familjare në Itali

Një dramë familjare ka tronditur zonën e Mantova të Italisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të enjten, para orës 13:00.

Siç bëhet e ditur, një 27-vjeçar në Gazoldo degli Ippoliti mbyti nënën e tij 59-vjeçare dhe më pas telefonoi në 118.

Por para se të mbërrinin ekipet e emergjencës, ai mori jetën edhe vetes.

Viktimat janë Luca Zapparoli dhe Licia Iori.

“Unë e vrava nënën time”, citohet të ketë thënë 27-vjeçari në telefonatën e bërë në 118, duke u varur menjëherë pas kësaj.

Ata u përpoqën ta thërrisnin përsëri, pa marrë përgjigje.

Pasi u gjet gjurma e telefonatës, ambulancat dhe karabinierët u dërguan në vendngjarje, por për të dy ishte tepër vonë: trupi i nënës ishte në dhomën e gjumit, djali ishte varur.

Me sa duket të dy po trajtoheshin në shërbimet psikiatrike. /Telegrafi/

Exit mobile version