Telegrafi

Vrau tre dhe plagosi disa të tjerë – momenti i arrestimit të të dyshuarit, pas të shtënave me armë në një qendër tregtare të Bangkokut

Tre të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur – së paku nga raportimet e mediave të huaja – është bilanci i të shtënave me armë në një qendër tregtare në Bangkok të Tajlandës.

Pas kësaj, siç kanë raportuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është arrestuar një 14-vjeçar, si i dyshuar.

Ndryshe, qindra njerëz janë parë duke ikur nga Siam Paragon Mall – një qendër tregtare luksoze në Bangkok.

Lexo po ashtu Raportohet për tre të vdekur nga të shtënat me armë në një qendër tregtare në Bangkok – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Shërbimet e urgjencës kanë thënë se tre persona ishin vrarë dhe tre të plagosur, ndërsa policia tajlandeze tha se i dyshuari është vetëm 14 vjeç.

Vendasit në mediat sociale kishin raportuar një situatë aktive të të shtënave – një detaj që autoritetet ende nuk e kanë komentuar.

Pamjet në mediat sociale më herët treguan blerësit duke dalë nga qendra tregtare, e cila që atëherë thuhet se ka mbyllur të gjitha hyrjet e saj.

Dëshmitarët kanë raportuar gjithashtu se ata ishin fshehur brenda dyqaneve dhe banjove.

E stacioni i metrosë afër Siam gjithashtu është mbyllur, raportojnë mediat lokale.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje të cilat thuhet se tregojnë momentin e arrestimit të të dyshuarit.

Dhuna me armë është e zakonshme në vend. Vitin e kaluar, një ish-oficer policie vrau 22 fëmijë në një çerdhe. /Telegrafi/