Telegrafi

Vrau tre anëtarë të familjes, barrikadoi veten në shtëpi dhe i vuri flakën vetvetes në Illinois

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Oak Forest, Illinois, kur një burrë është barrikaduar në një shtëpi dhe i ka vënë flakën vetvetes, pasi ka vrarë dy fëmijë dhe nënën e tyre, raportojnë mediat amerikane.

Kamerat e sigurisë në shtëpinë e fqinjit kanë kapur të gjithë ngjarjen e ndodhur.

Në video shihet një burrë që gjuan tre persona, pastaj hyn në shtëpi dhe e mbyll atë.

Dëshmitarët thonë se një person ka arritur të arratiset dhe pasi është barrikaduar në shtëpi ka rënë një zjarr i madh.

Dyshohet se, sipas mediave, vajza ka arritur të shpëtojë nga shtëpia që digjej dhe të shkojë te një fqinj.

Ata e lanë të hynte dhe e telefonoi policinë duke thënë se babai i saj kishte vrarë nënën, dy vëllezërit dhe motrën më të madhe.

Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Cook i identifikoi viktimat të premten pasdite si Briana Rodriguez 22-vjeçare, Emilio Rodriguez 20-vjeçare, Lupe Gomez 43-vjeçare dhe Carlos Gomez 44-vjeçare.

Fqinjët thonë se të shtënat kanë ndodhur në orën 6:30 të mëngjesit me orën lokale. Më pas ata shtuan se familja jeton në këtë shtëpi gati tetë vjet.

“Jemi në shok për çdo gjë që ndodhi, kjo është një tragjedi e madhe”. Nuk e dimë kush është plagosur, nëse dikush ka arritur të shpëtojë”, tha një fqinj për mediat.

Ndryshe, policia njoftoi se nuk ka asnjë kërcënim për komunitetin e gjerë. /Telegrafi/