Autori i dyshuar që qëlloi me thikë për vdekje 14-vjeçarin Martin Cani është i mituri me iniciale M.P.
Aktualisht ndodhet në një spital privat pasi në momentin që ka qëlluar me thikë ka çarë dorën. I mituri ende nuk ka folur para oficerëve të policisë gjyqësore dhe po ruhet me polic.
Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën pranë shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’. 14-vjeçari Cani dhe shoku i tij i shkollës u goditën disa herë me thikë sapo dolën nga mësimi, në një rrugicë jashtë rrethimit të shkollës.
Goditja me thikë në zemër rezultoi fatale për 14-vjeçarin, i cili ndërroi jetë pak pas ngjarjes në spital.
Ndërkohë shoku i tij, bashkëmoshatar, ndodhet në gjende të qëndrueshme në spitalin e Traumës pasi ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.