Telegrafi

Vrau të paktën 14 kafshë të egra, bëri fotografi me to – kritikohet ashpër amerikani (Foto)

Blake Fischer, një anëtar i Komisionit të Peshkimit dhe Kafshëve të Egra, ka provokuar reagime të shumta pasi ka ndarë fotot në të cilat ai shihet bashkë me kafshët që kishte vrarë gjatë gjuetisë në Afrikë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Fischer dhe gruaja e tij vranë të paktën 14 kafshë në Namibi dhe kjo shifër është nxjerrë së paku duke gjykuar nga fotot që ai dërgoi në disa adresa në e-mail.

Siç bëhet e ditur, ndër kafshët e vrara janë gjirafat, leopardët dhe llojet e ndryshme të antilopave.

Ai është përgjigjur kritikave se ai nuk kishte bërë asgjë të paligjshme, joetike apo imorale.

Megjithatë, një anëtar i lartë i këtij komisioni, Fred Trevey, e ftoi atë të jepte dorëheqjen.

Publiku është i zemëruar dhe ka vënë në pikëpyetje gjykimin e tij dhe aftësinë për të mbetur anëtar i komisionit, sepse në fotografitë përveç trupit të kafshëve të ngordhura, ai është parë edhe duke qeshur. /Telegrafi/