Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 55-vjeçarin Fabian Vukaj.
Vukaj akuzohet se ka vrarë motrën e tij Diana Vukaj, 58-vjeç.
Prokurori Ermir Lelçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 55-vjecarin dhe gjyqtarja Irida Kacerja ka pranuar kërkesën e akuzës duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Avokati mbrojtës Bruno Pepa i caktuar kryesisht në këtë çështje pasi i dyshuari si autor i vrasjes nuk kishte marrë një avokat e la në dore të gjykatës masën e sigurisë dhe vlerësimin si të ligjshëm të arrestimit.
Kujtojmë këtu se shkak për këtë krim të rëndë dyshohet se ishin janë bërë 4 mijë euro që motra i kishte shpenzuar për blerjen e disa mobiljeve, të cilat autori i kërkonte për veten e tij. /TCH/