Amanda Ramirez – një grua nga New Jersey e cila goditi me thikë për vdekje motrën e saj binjake Anna Ramirez – është dënuar me 6 vjet burg.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Amanda, 27 vjeçe, mori të enjten lajmin e dënimit ndërsa qëndroi në Gjykatën e Lartë të Qarkut Camden.
Pasi gjykatësi dha dënimin e saj, Amanda lëshoi një ndjesë të përlotur, duke thënë se ajo kurrë nuk donte që motra e saj të vdiste.
“Unë e di se nuk ka asgjë që mund të them për të justifikuar atë që bëra”, tha Amanda. “Unë thjesht dua ta sqaroj se kurrë nuk kam pasur qëllime t’i marr jetën motrës time binjake”.
“Të jetosh me faktin që ajo nuk është më gjallë është shkatërruese”, vazhdoi Amanda. “Unë thjesht dua t’i kërkoj falje edhe familjes sime. Shpresoj që të gjithë mund të më falin”.
Gjithsesi, familja e Amanda ishte lutur që gjyqtari t’i jepte Amandas një dënim më të butë.
Ndryshe, në shtator, Amanda u deklarua fajtore që vrau Annan gjatë një lufte të nxitur nga alkooli në fund të qershorit.
Policia u thirr në një apartament në Camden pak para orës 5:30 të mëngjesit, duke mbërritur për të gjetur Anna Ramirez në tokë me gjak në anën e majtë të gjoksit të saj.
Ajo ishte plagosur me thikë një herë, dhe u shpall e vdekur në spital një orë më vonë. /Telegrafi/