Site icon Telegrafi

Vrau mjekun, vetëdorëzohet në polici autori

Dritan Ymeri, autori i dyshuar për vrasjen e 40-vjeçarit Ilir Alija, mjek në një fshat të Shkodrës, është vetëdorëzuar sot në policinë e Shkodrës.

Sipas Policisë, viktima dhe autori ka qenë fqinj dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt pronësie. Ymeri ka qëlluar disa herë me armë zjarri mbi Alijan dhe për pasojë i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Vrasja ka ndodhur në orët e para të 1 korrikut të këtij viti në lagjen “Qemal Stafa” të Shkodrës, e pas 12 ditësh në arrati, autori i dyshuar i ngjarjes është vetëdorëzuar sot. Mësohet se pas  negociatave  të pandërprera me familjarët Ymeri është  vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Exit mobile version