Telegrafi

Vrau luanin që po flinte, pamjet publikohen në internet – reagime të shumta në rrjetet sociale (Video)

Një video e publikuar në internet thuhet se tregon momentin kur një gjuetar gjuan dhe vret një luan që po flinte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vidoja u publikua në Twitter të hënën, pa ndonjë detaj rreth gjuetarit apo vendit ku ndodhi incidenti.

Megjithatë, edhe pse nuk është e qartë se ku janë bërë pamjet, supozohet se udhëzuesi ka një theks të Afrikës së Jugut.

Si reagim, njerëzit në mediat sociale, ndër tjerash kanë bërë edhe thirrje që gjuetari të identifikohet.

Në shkallën e tanishme të gjuetisë së luanëve, kafshët madhështore mund të zhduken deri në vitin 2050, sipas Fondacionit Afrikan Wildlife. /Telegrafi/