Site icon Telegrafi

Vrau Klodian Rashën, polici Nevaldo Hajdaraj dënohet me 10 vite burg efektiv

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 15 vite burg ish-policin Nevaldo Hajdarajn që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, më 8 dhjetor të vitit 2020.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të kryejë 10 vite burg.

Më herët gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi të dënohet në minimum. Ndërkohë, vetë Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë.

Lexo po ashtu Momenti i vrasjes së Klodian Rashës, u qëllua pas shpine nga polici [Pamje të rënda]

Më 3 qershor, Prokuroria e Tiranës paraqiti në gjykatë pretencën për vrasjen e Klodian Rashës, duke kërkuar dënimin me 20 vjet burg për Hajdarajn.

Klodian Rasha u ekzekutua pak para mesnatës së 8 dhjetorit pranë banesës së tij në zonën e Laprakës pasi efektivi i policisë e ndoqi për ta ndëshkuar në lidhje me shkeljen e orës policore të vendosur për shkak të pandemisë dhe mosmbajtjen e maskës anti-COVID-19.

Vrasja shkaktoi protesta disa ditore dhe reagime të forta nga shoqëria civile në Tiranë, të cilat u pasuan me largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm të kohës Sandër Lleshaj. /Ora News/

Exit mobile version