Gjykata e Apelit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, e cila bashkoi dy dënimet ndaj Dritan Dajtit, me 25 dhe 23 vite në një të vetëm, 25 vite heqje lirie.
Dajti u dënua për vrasjen e katër efektivëve në 2009, për kapjen e tij në Durrës. Po kështu rezulton se Dajti është dënuar edhe për dy ngjarje, e para ka ndodhur në vitin 2004, me 20 vite burg për vrasjen e biznesmenit Agim Beqja.
Një vit më vonë gjatë procesit ndaj tij, ai u arratia nga ambientet e Gjykatës së Tiranës, për këtë u dënua me 9 vite burg. 1 vit më vonë Gjykata e Tiranës pranoi bashkimin e dënimeve dhe vendosi për Dajtin 23 vite heqje lirie.
Ai ka mohuar akuzat dhe pasi u dënua me burgim të përjetshëm një trup gjykuese e përbërë nga gjyqtarë apelesh në rrethe, ulën dënimin e tij në 25 vite burg. Në atë kohë nisi një hetim për 3 nga 5 gjyqtarët që votuan pro uljes së dënimit, por me ngritjen e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ishte ky institucion që vendosi pushim të hetimeve.
Gjithashtu, Apeli i përgjithshëm ka rrezuar një kërkesë të Dajtit që kërkonte ulje dënimi me 45 ditë për periudhën kohore 2019-2020. /Telegrafi/