Telegrafi

Vrau tre persona dhe kreu vetëvrasje në Portugali

Një burrë qëlloi për vdekje me armë tre persona dhe në fund kreu vetëvrasje në qytetin portugez Setubal, rreth 45 kilometra në jug të kryeqytetit të vendit, shkruan CNN.

Komisioneri i policisë, Joao Freire tha për Reuters, se “janë katër kufoma, që me gjasë janë rezultat i të shtënave, por shkaqet e detajet mbeten të panjohura”, transmeton Telegrafi.

Ekipet e hetuesve dolën në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat, ndërsa deri më tani as identiteti i sulmuesit nuk është zbuluar.

CNN Portugal shkruan se të shtënat ndodhën në orën 8 të mëngjesit në një lagje të varfër të Setubalit të njohur si Bairro Azul dhe se sulmuesit kreu vetëvrasje kur policia arriti në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/