Sulmuesi që shtiu me armë dhe vrau dhjetë persona brenda një marketi në Colorado në vitin 2021, është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi që të apelojë vendimin.
Juria konstatoi se Ahmad Al Aliwi Alissa, 25-vjeç, është dënuar në dhjetë pika të aktakuzës – përfshirë atë për vrasje të shkallës së parë, transmeton Telegrafi.
Alissa që transmetoi live sulmin në YouTube, kurrë nuk e kishte mohuar se kishte shtënë – por nuk ishte shpallur fajtor për arsye të problemeve mendore.
Por në anën tjetër juria mendon se ai megjithatë ishte në rregull në kohën kur kishte kryer sulmin.
“Drejtësia më në fund është vënë në vend”, tha prokurori i qarkut Boulder, Michael Dougherty, i cili kishte ndjekur rastin nga dita e parë. /Telegrafi/