Dhjetë persona në mesin e tyre edhe një polic, janë vrarë gjatë të shtënave që kanë ndodhur në një market në Colorado të SHBA-ve, kurse i dyshuari është arrestuar.
Policia nxjerr nga marketi një burrë të prangosur, të cilit i rridhte gjak nga këmba e djathtë, transmeton Telegrafi.
Kur sulmuesi filloi të shtie me armë, blerësit dhe punonjësit kishin filluar të ikin nga marketi, derisa një sërë ekipesh të policisë filluan të mbërrijnë në vendin e ngjarjes rreth tre kilometra larg kampusit të Universitetit të Colorado.
I dyshuar është arrestuar, ndërsa policia më herët ka bërë të ditur se nuk dihet motivet e këtij sulmi vdekjeprurës.
Në videon e filmuar në vendin e ngjarjes shihet momenti kur policët arrestojnë burrin që ishte vetëm në brekë, duke e futur me urgjencë në veturën e ndihmës së shpejtë.
Kujtojmë që në këto të shtëna ka humbur jetën polici Eric Teli, baba i shtatë fëmijëve. /Telegrafi/