Site icon Telegrafi

Vrau babanë për fejesën e padëshiruar, vajza flet para hetuesve, e kishte menduar krimin me detaje

Një kallëzim në polici për zhdukje personi zbuloi një ngjarje mjaft të rëndë të krimit në familje. Policia e Durrësit, pas 10 ditë kërkimesh për zhdukjen e një 49-vjeçari zbuloi se kemi të bëjmë me një vrasje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku në oborrin e familjes Meta, është gjetur i vrarë me armë zjarri dhe i varrosur kryefamiljari Pëllumb Meta.

Lexo po ashtu Vrau të atin në Durrës, e reja ka përdorur armën pa leje, dyshime se vajza është ndihmuar

Në lidhje me këtë krim policia ka arrestuar vajzën e viktimës, 19-vjecaren Hygerta Meta, studente në Tiranë për biznes, e cila sipas të dhënave paraprake policore mësohet se e ka pranuar autorësinë e vrasjes së të atit.

Sipas dëshmisë së vajzës, ajo e ka motivuar vrasjen e të atit me faktin që ky i fundit ka tentuar ta fejojë përkundër dëshirës së saj. Kundërshtitë për këtë fejesë, sipas vajzës e kanë shtyrë atë të ndërmarrë aktin e rëndë të vrasjes së të atit dhe varrosjen e tij në oborrin e shtëpisë.

Lexo po ashtu Ngjarje e rëndë në Durrës, vajza vret dhe gropos të atin: Më detyroi të fejohesha pa dëshirë

Krimi është kryer me një armë pistoletë të cilën viktima e mbante pa leje në banesë dhe që sipas dëshmisë së 19-vjecares pas kryerjes se krimit e ka hedhur në sektorin “Rinia” të plazhit. Atje ku vajza kishte lënë edhe mjetin e të atit për të humbur gjurmët.

Ndërkohë grupi i hetimit i ngritur për këtë ngjarje dyshon se vajza mund të jetë ndihmuar për kryerjen e këtij krimi dhe varrosjen e viktimës edhe nga familjarë të tjerë të cilët mendohet se kanë qenë në dijeni të krimit, por nuk kanë treguar, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

Exit mobile version