Site icon Telegrafi

Vrau babain milioner derisa flinte, pasurinë e tij do ta trashëgojë në burg – kanadezi akuzohet edhe për dy vrasje të tjera

Një kanadez dhe vrasës dyfish i dënuar është dënuar për vrasjen e babait të tij, vdekja e të cilit fillimisht ishte konsideruar si vetëvrasje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Dellen Millard, i cili thuhet se qau kur dëgjoi gjyqtarin ta shpallte fajtor për vrasjen e babait të tij Wayne Millard.

Millard tashmë po shërben dy dënime me burgim të përjetshëm për vrasjet e dy të tjerëve, Laura Babcock dhe Tim Bosma.

Ai trashëgoi pasuri familjare pasi babai i tij u gjet i qëlluar në kokë.

Vdekja e vitit 2012 fillimisht ishte konsideruar si një vetëvrasje, por të hënën një gjykatës i Gjykatës së Lartë të Ontarios e gjeti atë fajtor për vrasjen e të atit, derisa ai flinte.

Ndërkohë, Millard i kishte thënë policisë se babai i tij ishte në depresion dhe alkoolist.

“Ai mbante një trishtim të madh në vete gjatë gjithë jetës, gjë të cilën nuk e njihja kurrë – ai kurrë nuk donte ta ndante atë me mua”, tha ai një ditë pasi vdiq babai i tij.

Por kanë qenë punonjësit e MillardAir, kompania e aviacionit të familjes, ata që kanë thënë se kishte pasur tensione mes Millard dhe babait të tij.

Dhe gjashtë muaj më vonë, zhdukja e Tim Bosma filloi një zinxhir hetimesh që përfundimisht do të çonin në Millard, duke u akuzuar për tri vrasje. /Telegrafi/

Exit mobile version