Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 25-vjeçarin Darment Kelin, i cili ekzekutoi me thikë në Astir 34-vjeçarin Amarildo Hoxhallari.
Amarildo Hoxhallari humbi jetën pasditen e së shtunës në spital, pasi u godit 4 herë me thikë. 33-vjeçari u qëllua nga Darmen Keli, 25-vjeç për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
Në dëshminë që Keli ka dhënë para policisë, ka deklaruar se 33-vjeçari i ka ngacmuar të fejuarën. Sipas autorit të vrasjes, konflikti nisi pas dy personi që po lëviznin me motor në zonën e “Astirit” i ngacmuan me fjalë të fejuarën. Keli ka thënë se e ka parë ngjarjen nga ballkoni i shtëpisë. Fillimisht ai u ka thirrur nga ballkoni për të ndaluar dhe më pas ka zbritur në rrugë ku dhe është konfliktuar fizikisht.
Darmen Keli ka pranuar se e ka qëlluar disa herë me thikë, por nuk ka pasur qëllim të vriste. Hoxhallarin ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra nga 4 goditje më armë të ftohtë.
Të dielën, policia arrestoi dhe personin e dytë që ishte në motor më Hoxhallarin. Sipas të dhënave të para, shoku i Hoxhallarit që drejtonte motorin kanë qenë në gjendje të dehur.
Hoxhallari ishte dënuar më parë nga drejtësia, pasi në vitin 2015 u përfshi në atentatin ndaj Pajtim Serianit, një prej bashkëpunëtorëve të Emiljano Shullazit. /Telegrafi/