Telegrafi

Vrau 300 persona me urdhër të Pablo Escobarit, tani synon të hyjë në politikë

Një nga vrasësit më me famë në radhët e Pablo Eskobari,t ka vendosur t’i bashkohet politikës.

John Jairo Velasquez – “Popeye”, ishte shefi i vrasjeve të udhëhequr nga famëmadhi i kartelit të drogës “Medelin”, Pablo Escobari. Ai tha tani se do t’i bashkohet Qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe të drejtave të të burgosurve.

Ai pretendon se mund të marrë post qeveritar, pasi ka kryer vitet e tij të burgut – 23 nga jeta e tij.

Kërkesa e tij vjen në kuadër të një negociate me Qeverinë kolumbiane, ku pretendohet se dhe njerëzit e akuzuar apo dënuar të lejohen të zënë poste publike.

Nga publiku këto negociata janë quajtur si drejtësi tranzicionale.

John Jairo Velasquez, u arrestua pas vrasjes së Luis Carlos Galan, kandidat presidencial kolumbian, në vitin 1989.

https://youtu.be/0axx8m8ooaY