Site icon Telegrafi

Vrastarët nuk kursyen as të miturit: Masakra e Mejës, vaji i përjetshëm për të rënët (Foto)

Masakra e Mejës (27 prill 1999), një ngjarje që trondit secilin, u përkujtua edhe sot – jo veç në Gjakovë.

Në Lëndinën e Pikëllimit, qindra familjarë e fytyra publike kujtuan sot krimin që Serbia ushtroi ndaj shqiptarëve tetëmbëdhjetë vite më parë.

Aty dëgjoheshin ende vajet e nënave, që humbën më të dashurit, shumë nga të cilët nuk kishin mbushur të tetëmbëdhjetat.

Telegrafi ishte pranë familjarëve të viktimave. Pamjet trishtuese të tyre nuk treten derisa të jenë gjallë.

Familja Avdyli ishte një nga familjet e cila kujtoi djalin e tyre, Bajrushin. Ai ishte veç 16 vjeç kur u nda dhunshëm nga kjo botë. Ai është pjesë e listës së gjatë të të vrarëve dhe të të pagjeturve deri në ditët e sotme.

Emri i tij kërkon drejtësi, e vaji i të gjallëve jehon për të mos e harruar të kaluarën. Sepse. Këto krime i bëri Serbia, veç pse ishim shqiptarë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version