Telegrafi

Vrasjet politike të serbëve në Kosovë nga UDB-ja (Video)

Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq ishte kërcënuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq se do të vritej nëse nuk i bashkohet Listës Serbe, partisë së serbëve të Kosovës që kontrollohet nga Beogradi.

Kështu të paktën pretendon dëshmitari Goran Petroviq, ish-ushtarak i Serbisë, që kishte qëndruar bashkë me Ivanoviqin në burg të Mitrovicës.

Në një audio incizim, të cilin e ka siguruar RTV Dukagjini, Goran Petroviq dëgjohet tek flet me kryetarin e republikanëve të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, të cilit i rrëfen për sulmin që i ndodhi atij katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Në telefonatën e katërt të përgjuar kryetari i Republikanëve, Sanduiloviq flet me një ish agjent të UDB.

Në këtë bisedë rrëfehet mënyra e vrasjeve politike të serbëve nga ana e UDB-së që kanë ndodhur në territorin e Kosovës. /Telegrafi/