Sonte në RTV Dukagjini është transmetuar emisioni Zona Express, ku është shfaqur dokumentari me titull “Vrasjet që tronditën Kosovën”.
Dokumentari trajton vrasjet më monstruoze të ndodhura në Kosovë.
Në këtë dokumentar jepen detaje edhe të një krimi të ndodhur në Vushtrri në vitin 1982, e ku gjykata e asaj kohe vendosi ta ekzekutojë dorasin.
Në këtë dokumentar përmendet krimi i madh i pedofilisë, kur xhaxha vret mbesën e mitur, vrasja e 23-vjeçares Vlora Berbati nga Peja, më 2002 nga një polic i UNMIK-ut, apo vrasjen për 200 euro!
Për këto dhe shumë vrasje tjera, shumë nga të cilat janë harruar nga opinioni, shikojeni videon e postuar më poshtë.