Site icon Telegrafi

Vrasjet duken brutale në video-lojën “Diablo 4”

Video-loja “Diablo 4” publikon rregullisht përditësime, të cilat na japin një pasqyrë se si loja po përparon.

Përditësimet më të fundit nga ekipi i zhvilluesve të Blizzard Activision zbulojnë shumë informacione se si lojtarët “hardcore” do të shijojnë përmbajtjen përfundimtare të lojës.

Diablo 4 nuk pritet para fundit të vitit 2022, por kur të mbërrijë, lojtarët do të mund të shijojnë një përshkrim më realist të vrasjeve, dhunës dhe gjakut, të cilat do të reagojnë në mënyrë të përshtatshme ndaj ndriçimit të mjedisit.

Çdo përbindësh ka një strukturë skeletore dhe muskulore që mund të përdoret për t’i vrarë ata në mënyra brutale. Nëse personazhi juaj është në mes të një lufte, ai do të mbulohet nga gjaku i përbindëshave.

Shfaqen lëvizjet e reja “përfundimtare” (Vdekjet e drejtuara nga aftësia), të cilat janë unike për secilën klasë.

Më në fund, një ekip zhvilluesish ka lëshuar informacione mbi pajisjet dhe ndryshimet e “fundit të lojës”, dhe ka një Bord të ri Paragon që përmirëson më tej aftësitë e personazhit. /Telegrafi/

Exit mobile version