Në Republikën e Maqedonisë vitin e kaluar nga vdekja e dhunshme kanë humbur jetën 421 persona, që është ulje për 15.3 përqind krahasuar me vitin 2016, siç tregojnë të dhënat e Enti Shtetëror për Statistika, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të vdekurit nga vdekja e dhunshme në vdekjet e përgjithshme janë 2.1 për qind. Në strukturën e të vdekurve nga vdekja e dhunshme sipas gjinisë, edhe në vitin 2017, ashti si në vitet tjera më janë persona meshkuj me 75.1 përqind.
Në rastet e vdekjes së dhunshme, më shumë marrin pjesë “rastet aksidentale” me 66 për qind, pastaj vinë “vetëvrasjet” me 26.4 për qind dhe “vrasjet” me 7.6 për qind.
Në ketegorinë e “vetëvrasjeve”, në rend të parë janë personat e vdekur nga “arsye të tjera të jashtme për lëndim eventual”, ku marrin pjesë 26.1 përqind.
Në kategorinë e “vetëvrasjeve”, rastet ku vdekja është shkaktuar përshkak të “varrjes me litarë”, ku marrin pjesë me 15.7 për qind.
Në kategorinë e “vrasjeve”, përsëri, arsye kryesore e vdekjes është “tentim për të shkaktuar lëndime trupore me të shtëna armësh” ku marrin pjesë me 2.4 përqind në raport me numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes së dhunshme. /Telegrafi/