Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Nga raportimet paraprake nga vendi i ngjarjes bëhet me dije se nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një person i cili dyshohet se është qëlluar nga një mjet në lëvizje.
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet. /Ora News/