Telegrafi

Vrasje në tentativë në Radac të Pejës 

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ka shtënë në drejtim të ish-dhëndrit të tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Radac të Pejës, të enjten në ora 13:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka  shtëne me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar (ish dhëndrit të tij), por nuk e ka qëlluar”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/