Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy persona, të cilët pas një mosmarrëveshje tek parku i Gërmisë kanë therur me thikë një person.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 17:25.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është hospitalizuar në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë, që duke iu referuar mjekut kujdestar thekson se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Vetura që personat e dyshuar kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes si dhe thika e përdorur janë sekuestruar nga policia. Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/