Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është plagosur me armë zjarri një person në Prishtinë.
Ngjarje ka ndodhur të dielën në ora 15:15 Hajvali.
Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja të armës së zjarrit.
Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.
Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar, i mitur i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/