Telegrafi

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person pas një mosmarrëveshje është plagosur me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj, të cilët gjenden në arrati.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë të martën në ora 15:23.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Si dëshmi materiale, në  vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja. Njësit policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/