Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në ora 15:24 është raportuar rasti ‘vrasje në tentativë’ në Mitrovicë.
Ngjarja fillimisht ishte raportuar se një person i lënduar ka kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal Mitrovicë, ku njësia patrulluese ka kontaktuar viktimën A.S., 17 vjeçar, i cili lëndimet i kishte nga një mjet mprehtë.
Viktima mbetet në spitalin rajonal për trajtimin të mëtejmë mjekësor, gjendja e tij është stabile.
Në vendngjarje janë përgjigjur hetuesit e Stacionit Policor Jug dhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ku në bazë të të dhënave të para të siguruara është identifikuar identiteti i personit të dyshuar, dhe i dyshuari B.H., 15 vjeçar është arrestuar nga policia.
I dyshuari B.H, 15 vjeçar është intervistuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit, të dyshuarit në fjalë i është shqiptuar masa e ndalimit policor.